E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, hidhet në erë një makinë, plagoset këshilltari i bashkisë

VLORE- Mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës është hedhur në erë një makinë tip benz 240. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini”, ndërkohë që nuk dihet në pronësinë e kujt është makina. Makinës i ishte vënë eksploziv dhe nga forca e shpërthimit ajo është ndarë në dysh. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur të hetojë shkaqet e kësaj ngjarjeje.Mësohet se është plagosur nga shpërthimi edhe shtetasi Morand Hoxha, i cili ndodhej pranë makinës në momentin e shpërthimit. Sipas burimeve të policisë Hoxha është anëtar i këshillit bashkiak të Vlorës.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›