Vllaznia nje gol ne pese ndeshje, tre Tirana
Edhe Hasan Lika shprehet i befasuar nga efektshmeria e sulmuesve, qe ne pese jave kane gjetur vetem ne nje rast "rrugen" e rrjetes
Aranit Muraci
Trajneri i Tiranes, Ilia Loncarevic theksoi pas humbjes ne Fier, se sulmi eshte pika me e dobet e skuadres se tij dhe nje gje e tille eshte vertetuar ne sfiden e fundit me Apolonine. Tirana krijoi volum te madh loje, por nuk arriti dot qe te zhbllokohej para portes kundershtare, ndaj edhe para derbit me Dinamon, kroati ka kerkuar qe te punohet ne kete drejtim, per te rikuperuar te metat ne kohe. "Ishim pergatitur qe te fitonim ndeshjen ne Fier, por nuk ia dolem dot," - theksoi trajneri bardheblu, Ilia Loncarevic. "Po vuajme ne finalizimin e aksioneve qe ndertojme, sepse nuk arrijme qe te shenojme para portes kundershtare. Edhe ne Fier, shfaqem nje dobesi te tille". Tirana ka shenuar deri tani tre gola ne pese ndeshjet e para, cka tregon se sulmi i bardhebluve eshte vene ne veshtiresi te madhe. Ne ndeshjet e para te Kategorise Superiore, 24 here kampionet e Shqiperise nuk kane arritur qe te gjejne ende nje fitore bindese dhe sipas trajnerit, kjo gje lidhet me efektshmerine e dobet te sulmit. "Sulmi nuk ka qene efikas ne fillim te ketij kampionati. Kjo eshte arsyeja kryesore qe nuk marrim maksimumin e pikeve", - thekson "timonieri" bardheblu. Kampionet ne fuqi pesuan nje humbje ne Tirane, qe ne javen e pare te kampionatit ne perballjen me Flamurtarin, qe numeron te vetmen fitore. Portieri Blendi Nallbani, shenoi me nje 11-metersh ndaj Skenderbeut ne minuten e fundit te ndeshjes, nje nder dy golat me vlere per kampionet ne fuqi, gjate pese javeve te fundit. Ne Erseke perballe Gramozit, sulmuesi Arber Abilaliaj ka arritur qe te shenoje nje tjeter gol me vlere trepikeshe per kryeqytetasit. Tirana ka marre gjashte pike per dy gola, ndaj kjo gje eshte marre ne konsiderate nga ana e trajnerit, qe ka ngritur zerin perpara se te jete vone. Trajneri kroat, nisur nga fakti se Tirana nuk veproi ne merkaton e veres per te sjelle lojtare me eksperience, e ka pasur te veshtire te ndertoje nje ekip fitues. Mungesa e kapitenit Devi Muka ne keto javet e para, apo e sulmuesit Migen Memelli, jane reflektuar ne sulm, agresiviteti i te cilit nuk ka qene aty ku duhej, ndaj edhe trajneri kerkon me shume pergjegjesi nga te tjeret, qe jane pjese e skuadres. Tirana do te perballet kete jave ne kryeqytet me Lacin dhe nje jave me vone, kampionet duhet te masin forcat me ekipin kryesor qe synon t'iu rrembeje kuroren e titullit. Para sfides derbi me Dinamon, pritet nje "autokritike" nga ana e tifozeve te Tiranes, pasi ata nuk jane te kenaqur me paraqitjen e deritanishme te bardhebluve.