Vllaznia shtate pike para. Fushaj: Gezuar Vitin e Ri!
Pas fitores se fundit, 2-1, ndaj Bylisit, ne Ballsh, Vllaznia eshte shkeputur ne krye te klasifikimit, duke krijuar nje distance prej shtate pikesh, me Tiranen, qe mban aktualisht vendin e dyte, ne kampionat. Presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj, pas fitores se fundit, nuk ka folur per ekipin e tij, por ka pare te arsyeshme te shprehe nje urim te pergjithshem, per tere tifozet shkodrane dhe te gjithe shqiptaret, "Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!," - ka qene urimi pas fitores se presidentit, te cilit i eshte shtuar keshtu oreksi, per te fituar titullin kampion ne Shqiperi. Para festave te Fund Vitit dhe merkatos se muajit janar, Vllaznia e ka te sigurt vendin e pare, edhe sikur Dinamo, qe do t'i vizitoje kete jave ne "Loro Borici", te arrije nje rezultat pozitiv. Blute kryeqytetas nuk kane dale ne stervitje, ne vigjilje te ndeshjes se radhes, e cila paraqet mjaft interes. Pas fitores se veshtire ndaj Lushnjes, Dinamo ka bere pushim, per te nisur sot nga pergatitjet. Kampionet ne fuqi, aktualisht ne vend te trete, ndodhen tete pike pas Vllaznise. Dinamo kerkon te perforcohet me lojtare te tjere ne merkaton e janarit, por me pare kryeqytetasit duhet te "frenojne" Vllznine, per te permbushur objektivin e vene nga klubi. Ne rast te kundert, nese Dinamo mundet ne Shkoder, priten pervec largimit te lojtareve kroate, edhe masa te tjera, me te forta.