E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta artisti veteran i Ansamblit Popullor Lakmi Hasimi



Ështe ndare dje nga jeta artisti veteran i Ansamblit Kombetar i Kengeve dhe Valleve Popullore, Lakmi Hasimi. Ai u lind ne Permet ne vitin 1936 ne nje familje te thjeshte muzikantesh. Edukaten muzikore Lakmi e mori ne Permetin e tij te dashur ne dasma dhe aktivitete te ndryshme. Familja e tij perbehej nga muzikante modeste, ku spikati Lakmi dhe vitet e mevonshme i biri i tij, Vladimir Hasimi (pergjegjes i orkestres se A.K.K.V.P), fizarmonicist e kompozitor i AKKVP-se. Lakmi Hasimi i perket brezit te artisteve te pare te Ansamblit Popullor si korist, instrumentist dhe kompozitor. Talentin e tij ai e shkriu per kete ansambel prestigjioz dhe me emer ne mbare vendin dhe pertej kufirit. Lakmi ose Lako sic e therrisnin shoket dhe miqte e tij do te mbetet ne mend shume gjate per interpretimet e tij si solist, korist dhe instrumentist i veglave popullore. gjithashtu edhe kenget e tij te krijuara per AKKVP kane pasur sukses.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›