Kampionat pa spektakel, pa gola
Aranit Muraci
Sulmuesit me te mire te kampionatit tone nuk kane shenuar me shume se tete gola, ne 16 javet e pjeses se pare te sezonit aktual. Mesatarja e golave te shenuar eshte gjysme goli ne nje ndeshje, koeficient i ulet, si per sulmuesit, ashtu edhe per agresivitetin qe kane treguar ekipet tona, ne pjesen e pare te ketij sezoni. Dy here fituesi i "Kepuces se Arte", Viorenin Sinani, pas golit qe shenoi ne Ballsh, gjate fitores se fundit te Vllaznise, kryeson tabelen e klasifikimit, me tete gola. Pas tij, me nje gol me pak vijne, Migen Memelli i Tiranes dhe Sabino Plaku i Dinamos. Viorenin Sinani, pas golit te fundit eshte shprehur: "Nuk ka rendesi shume nese do te jem ne fund golashenuesi me i mire apo jo, me shume vlen titulli kampion". Sipas sulmuesit kryesor te Vllaznise, i cili luajti nje sezon edhe me Tiranen dhe u shpall kampion, madje golashenuesi me i mire i kampionatit, kete vit Vllaznia ka nje ekip qe po vjen ne ngritje. "Ecuria e ekipit eshte premtuese. Duhet te ruajme kete ritem" - theksoi Sinani, i cili ne fakt ka qene i demtuar gjate disa ndeshjeve. Memelli dhe Plaku kane pasur gjithashtu probleme ne disa ndeshje, por fakt eshte numri i pakte i golave per sulmuesit shqiptare. Sipas specialisteve, futbolli yne zhvillohet, pa nota spektakli, ne fushe, ndaj edhe mungojne golat. Vllaznia, ekipi kryesues dhe me sulmin me te mire, ka shenuar 25 gola gjithsej, ne 16 ndeshje, duke pasur me nje koeficient me te ulet se dy gola per nje ndeshje. Nderkohe, dy ekipet e tjera te kryeqyteti, Dinamio dhe Tirana kane shenuar ne total secila nga 19 gola, ne 16 ndeshje. Zakonisht numri me i larte i golave eshte regjistruar ne pjesen e pare te sezonit. Ne pjesen e dyte ekipet tregohen me te kujdesshme dhe numri pritet te jete me i ulet,. Gjithsesi, sulmuesi i dinamos, Sabino Plaku, qe deri tani ka shenuar shtate gola, shpreson se personalisht do te mund te realizoje me teper. "Besoj se ecuria e Dinamos ne pjesen e dyte do te jete me e mire dhe jam optimist se vete do te shenoj me shume gola per Dinamon. Ndihem mire tani te kjo skuader, ku gjate pjeses se pare jam pershtatur disi me lojen," - theksoi Sabino Plaku.
Salihi, i fundit sulmues me koeficient te larte
Hamdi Salihi eshte lojtari me numrin me te larte te golave qe ka shenuar gjate sezoneve te fundit. Ish-lojtari i Tiranes realizoi 29 gola, tre sezone me pare, duke fituar "Kepucen e Arte". Gjate sezoneve te fundit, lojtari qe kane shenuar me shume gola nuk eshte ngjitur me lart se numri 20, duke treguar se ka pasur nje krize te lehte, me kalimin e sezoneve. Pervec Sinanit, sezonin e kaluar 17 gola shenoi edhe kroati i Dinamos, Pero Pejic.
Edhe Pano nuk shenonte shume gola
Ne historine e kampionateve tona, Panajot Pano njihet si sulmuesi me i mire i futbollit tone, por edhe ai nuk ka mundur te shenuar, ne asnje sezon, me teper se 20 gola. Lojtari me numrin me te lart te golave ne Shqiperi, gjate nje sezoni ka qene Resmja, i cili mbetet i paarritshem. Refik Resmja, sulmuesi i Partizanit, ne fund te viteve '50, shenoi 59 gola gjithsej, rekord qe njihet edhe ne bote, teksa eshte klasifikuar ne listen e sulmuesve me te mire, qe kane shenuar numrin me te larte te golave, gjate nje sezoni te vetem. Ne vitet '80 futbolli shqiptar njeh edhe nje rekordmen tjeter, sulmuesin e Dinamos, Ilir Pernaska, i cili ne gjashte sezone radhazi u shpall sulmuesi me i mire i kampionatit tone. Ne ato vite Dinamo dominonte ndaj ekipeve te tjera dhe Pernaska bente cudine nga njeri kampionat ne tjetrin, duke dale ne fund gjithmone golashenuesi me i mire. Gjate viteve te fundit, vete Vioren Sinani ka mundur te arrije te fitoje dy here "Kepucen e Arte.