Ekspozita, ku lulezojne paradokset
Edicioni i 15-te i ekspozites Nderkombetare te Artit Bashkekohor "Onufri 08" eshte celur mbremjen e djeshme ne kryeqytet. Risia e ketij viti eshte se ajo nuk do te jete me nje ekspozite tematike por nje studim i artit shqiptar. Per here te pare ajo do te kurohet nga nje i huaj dhe gjithashtu per here te pare nuk ka nje tematike te caktuar te cilen artistet duhet ta ndjekin. Italiani Ricardo Caldura eshte ftuar nga organizatoret per te bere perzgjedhjen e artisteve, jo me mbi bazen e nje pune te vetme por duke gjykuar ecurine e tyre artistike. "Jam i nderuar qe do te kuroj edicionin e 15-te, te "Onufrit" kete vit", eshte shprehur ne fillim te fjales se tij Caldura, gjate nje konference per shtyp dhene paraditen e djeshme, ne ambiente te Galerise Kombetare. Ai ka zgjedhur si titull nje varg te Getes, "A e dini vendin ku lulezojne limonet?" dhe ka ndryshuar fjalen e fundit me 'paradokset'. Ne kete menyre ai e huazon shprehjen duke iu referuar Shqiperise si vendit te paradokseve. "Kam zgjedhur nje varg te poetit te madh, Gete dhe jo pa qellim. Vetem kam bere nje ndryshim te vogel, fjalen "limonet" e kam zevendesuar me "paradokset". Edhe kete e kam bere me nje qellim te caktuar. Vete fjala paradoks nenkupton dicka qe shkon kunder rrymes, kunder mendimit te pergjithshem publik. Dhe pyetjes "A e dini vendin ku lulezojne paradokset?" une i jap dy pergjigje. Se pari, kjo toke, ky vend eshte Shqiperia, eshte Tirana, eshte kryeqyteti. Dhe ne kete ekspozite gjejme elemente qe shfaqin qarte realitetin shqiptar. "Por nga ana tjeter, toka ku celin paradokset eshte toka e artit, ku duhet te mesosh te gjykosh kunder mendimit te pergjithshem", shpjegon kuratori Caldura. Me tej ai vijon duke thene se zgjedhjet e tij kane qene radikale. "Me kerkese te Drejtorit te GKA-se jam fokusuar ne skenen e artit shqiptar, pasi aty jane nje grup artistesh qe jane formuar ne Evrope. Ky brez i ri po perpiqet qe te punoje ne Shqiperi. Por kemi edhe nje artist te huaj, nderkombetar po e quaj, qe une e kam menduar ta sjell si nje te ftuar teper te vecante, i cili do te sjelle nje veper te re te tij shume interesante", ka vijuar me tej artisti italian. Ky edicion i Onufrit vjen si nje paraqitje e skenes me emergjente te artit shqiptar dhe kuratori eshte fokusuar ne nje numer te vogel artistesh por te prezantuar ne menyre te zgjeruar ne ekspozite. Artistet pjesemarres do te jene: Idlir Koka, Eltjon Valle, Elsa Martini, Dritan Hyska, Alban Hajdinaj, Heldi Pema, Orion Shima, Pleurat Xhafa, Driant Zeneli, Gentian Shkurti, Yllka Gjollesha, Shpetim Kercova dhe Fani Zguro. Artisti i huaj qe do te jete i ftuar eshte Bert Theis nga Luksenburgu i cili do te sjelle ne Tirane nje projekt qe e ka prezantuar ne mjaft muze prestigjioze te Evropes. Ashtu si cdo vit tjeter Galeria Kombetare do te jape cmimin Onufri ceremonia e te cilit do te mbahet ne Tirane me 14 Janar 2009 ne Galerine Kombetare te Arteve. Juria e Cmimit Onufri do te jete e perbere nga eksperte nderkombetare te arteve pamore.