E Shtunë, 31 Tetor 2026

Odiseja e Muzeut Etnografik

Anisa Ymeri

Rropatje jo te vogla qe edhe Tirana te kete Muzeun e saj Etnografik. Mundim per te gjetur kend sa me te pershtatshem e pak te kushtueshem, por s'qe e thene. "U kenaqem me ne fund me nje seksion te madh brenda Muzeut Kombetar", rrefen Aferdita Onuzi, ish-drejtore e Institutit te Kultures Popullore, tani qe nisja nga puna per ndertimin e ketij pavijoni te madh nuk eshte shume larg.

Ka qene nje "lufte e heshtur", por e vazhdueshme pre vitesh per mos ekzistencen e ketij muzeu. E ne pamundesi per te pasur nje godine vetem per vete, tani nje seksion i etnografise do te zere vend ne Muzeun Historik, ne nje siperfaqe me se 1800 meter katrore. Onuzi tregon se do te jene 1100 objekte qe do te dalin nga fondi i Institutit te Kultures Popullore qe do te bashkohen me 500 objektet etnografike qe ka ne pronesi muzeu, e te gjitha do te ekspozohen ne pavijonin etnografik.

Po pse u kenaqen me nje seksion etnografik ne Muzeun Historik Kombetar?! Ishte zgjedhje e detyruar. Ish-drejtorja e IKP-se, Aferdita Onuzi, ka bere perpjekje te herepashershme, qe kjo pasuri e rralle e kultures popullore shqiptare te mos mbetej qosheve! E ne saje te ketyre tentativave, ajo tregon se, "kemi kerkuar fillimisht qe shtepia e Toptanasve te shnderrohej ne Muzeun Kombetar te Etnografise. Do te shfrytezoheshin jo vetem mjediset e saj te brendshme, por edhe oborri per te ekspozuar objekte qe mund te vendosen ne te". Mirepo, nje ide e tille nuk mori OK, sepse "kushtonte shume", pohon Onuzi. Edhe nje tjeter ide, kushtonte teper per etnografine. Ajo e ngritjes se nje godine te re, e cila te ishte vetem e Muzeut Etnografik. Perfundimi?! Etnografia shqiptare do te zere nje kend ne Muzeun Historik. Se paku keshtu, ata te huaj qe do te duan te dine me shume per kulturen popullore shqiptare, do gjejne dicka aty. Drejtori i MHK-se, Beqir Meta, kahere ka deklaruar se "per vitin 2008 u financua vetem nje pjese e projektit te madh te rikonceptimit te muzeut, shume e cila shkoi per seksionin etnografik. Dhe kushdo drejtor qe te vije eshte i detyruar te shkoje vetem para dhe ta zbatoje kete projekt". Nga ana tjeter, s'ka se si te ndertohet nje pavijon i tille pa asistencen e specialisteve te kultures popullore. Onuzi tregon se ky eshte nje projekt i skicuar fare mire dhe objektet qe do te shkojne ne muze tanime jane perzgjedhur. Tanime mbetet vetem te nise puna, e cila duket se s'do te vonoje shume. Ndersa problem vijon te mbetet ende fati i 33 mije objekteve etnografike, te mbledhura pergjate ekspeditave ne dekada, te cilat nuk kane nje strehe te tyre. Aktualisht, ato gjenden te strehuara ne mjediset e Institutit te Arkeologjise. Mirepo ka nje fare shqetesimi per fatin e tyre, qe te mos zhduken si te tjera objekte me pare. Pasi, sikunder ka qene shqetesim i vazhdueshem nga drejtues te institutit, per mospasjen e mjediseve te denja per te strehuar keto pasuri qe jane te rralla. Mos vemendja ndaj tyre eshte pa dyshim faj shume i madh historik, pasi jane ato gjurme qe flasin per lashtesine e popullit tone, dhe kulturen e lashte te shqiptareve.

Jeta e fshatit dhe qytetit, te ndara

Seksioni etnografik ne Muzeun Historik Kombetar ne mungese te nje Muzeu teresisht Etnografik, do te kete te ndare jeten e fshatit nga ajo e qytetit. Nder dekada, specialistet e kultures popullore kane shkelur anekend Shqiperise, edhe ne thepat me te thella malore. Eshte e natyrshme qe ato objekte qe percojne jeten ne fshatrat e Shqiperise te jene ndryshe nga ato te qyteteve. Ndaj edhe, sipas Onuzit, "keto do te jene te ndara". Nuk behet fjale vetem per petkun e kohes qe ne con ne thellesine e shekujve, por edhe objektet qe perfaqesojne jeten e shqiptareve ne fshat dhe qytet. Sipas Onuzit: "Ndaj kerkohej qe te ishte pikerisht shtepia e Toptanasve streha e Muzeut Etnografik, pasi aty mundesia per ta bere kete ndarje do te ishte optimale". Nese kjo ide do te kishte marre OK nga qeveria, atehere, sipas Onuzit, do te mbushej me objekte te pershtatshme per te qendruar aty, objekte te cilat gjenden ne fondin tone. Keshtu do te mund te percillej me mire ideja e jete se dikurshme ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›