Pashaj, dy penallti per fitoren e Beses
Fundi i ndeshjes ka qene shume i hidhur per Tiranen dhe trajnerin Sulejman Mema, qe kane pare avantazhin e cmuar t'u ike nga duart per shkak te dy penalltive te njepasnjeshme te akorduara ne 20 minuta nga gjyqtari Bardhyl Pashaj. Fillimisht ka celur serine ne gola Erald Deliallisi, qe ne minuten e 50-te ka mposhtur portierin Zendeli. Me pas ka qene Mancaku, i cili dy here nga pika e bardhe, i ka dhene tre pike verdhezinjve. Nje here ne minuten e 72-te dhe me pas ne minuten e dyte shtese, Mancaku ka sigluar fitoren verdhezi dhe ka bere te shpertheje trajnerin Mema nga inati ne perfundim te ndeshjes kunder gjyqtarit Pashaj.