Tomori, dhune ndaj gjyqtarit Taullau
Serish rikthehen nervat dhe tensioni ne ndeshjet e Kategorise se Pare dhe kesaj here, epiqender behet Berati, ku pas perfundimit te 90 minutave te takimit me rezultatin 1-1, vendesit nuk jane permbajtur dot dhe i jane kundervene gjyqtarit Artan Taullau, me te cilin kane pasur nje "kunj" te vjeter pas ndeshjes se sezonit te kaluar ne Lushnje. Rremuja ka qene e madhe dhe ne te jane perfshire disa futbolliste, por edhe drejtues te skuadres beratase kane sulmuar treshen gjykuese, pasi pika e djeshme i denon mjaft rende ata. Tomori eshte ne vendet e fundit te renditjes, saktesisht i 16-ti, dhe me barazimin e djeshem komprometon shanset per te qendruar ne kategorine e pare.