Sarah Palin e gjithe familja ne nje realiti shou
E bija kercen e ema uleret kunata bene thashetheme ne internet. Familja me e njohur e Amerikes qe pretendon te ngjitet ne Shtepine e Bardhe se shpejti ka nisur te zbuloje te gjitha sekretet e saj ne nje realiti shou. Nje mundesi e mire kjo per spektatoret dhe zgjedhesit. Banda e Palinit e udhehequr nga 46-vjecarja qe do te prezantoje realiti shoun e pare televiziv Sarah Palins Alaska eshte pare nga 5 milione amerikane. Ndersa vajza Bristol kercen ne Dancing with the stars me nje minifund shume te shkurter e kunata motra e djaloshit qe la shtatzene ne lice Bristolin flet keq per te gjithe. Te shkosh pertej politikes se Uashingtonit per te treguar jeten e perditshme te nje nene ne nje familje normale brenda ne shtepine e saj. Ndoshta kesaj here liderja e Tea Party ka gjetur nje menyre tjeter per te bere per vete elektoratin pas suksesit ne zgjedhjet e mesit te mandatit ne fillim te nentorit. Nje mashtrim qe funksionon gjithmone e qe ku i dihet mund ta ndihmoje ate ne garen drejt Shtepise se Bardhe. Te pakten kjo eshte ajo qe pret ish-guvernatorja e Alaskes qe dy dite me pare hyri ne shtepite e amerikaneve me episodin e pare te realiti shout te saj Sarah Palins Alaska ngjarjet e te cilit zhvillohen ne token e saj ne shtetin me te larget dhe me pak mikprites te Amerikes mes arinjve qenve shetitjeve me kanoe dhe peshkimit te salmoneve. Ecje ne mal dhe pastaj ne shtepi mes drekave ne familjen e saj gjigante dhe pergatitjen e embelsirave per femijet. Me pak fjale jeta e nje familje te zakonshme dhe normale te shtreses se mesme amerikane. I konceptuar si nje lloj dokumentari turistik mbi bukurite e Alaskes ai eshte me siguri nje reklame gjigante e studiuar deri ne detaje per te permiresuar imazhin e gruas qe u cilesua si deshtake perkrah John McCain-it ne zgjedhjet per Shtepine e Bardhe me 2008-n. Por edhe pse eshte e vertete qe Tea Party ka qene triumfuesja e vertete e votes se nentorit kandidatet e mbeshtetur nga Sarah nuk shkuan edhe aq mire. E dine mire drejtuesit e Partise Republikane qe prej javesh po studiojne se si te ndalin vrapin e saj drejt Shtepise se Bardhe. Megjithate ajo vazhdon te ece perpara. Sipas Forbes kjo Grizzlie Mum me 40 vitet e saj mbi shpine buzeqeshjen e bukur syzet dhe kostumet gjithmone elegante fiton plot 10 milione dollare ne vit. Se shpejti do te publikoje nje liber te dyte qe pa dale mendohet se do te jete nje bestseller shpenzon rreth 100 mije dollare per nje miting dhe cdo postim i saj ne Twitter lexohet nga miliona amerikane. Por le te rikthehemi te realiti shou i saj. TLC televizioni kabllor qe ka prodhuar emisionin ka harxhuar rreth 1.2 milione dollare per nje episod te vetem. Shume shpejt do te krijohet edhe nje blog nderaktiv me emrin SpAlaska ku cdo kush mund te shprehet lirshem. Me pak fjale Sarah eshte gjithmone me shume ne mes te rruges mes liderit politik dhe nje popstari qe nga njera ane ben para nga tjetra permireson imazhin e saj. Ku i dihet ndoshta ky dokumentar Sarah Palins Alaska do te behet ne historine e komunikimit politik si shembulli i pare i fushates elektorale qe kopjon modelin Big Brother. Kunder saj del pothuajse cdo dite Karl Rove ish-keshilltari i George W. Bush Sigurisht qe fakti se del ne televizor duke peshkuar salmon nuk do ta coje ne Shtepine e Bardhe thote ai. Por Sara nuk eshte e ketij mendimi. Ne Fox News ku ftohet vazhdimisht dhe eshte e superpaguar replikon ashper A nuk ishte Ronald Reagan nje aktor Une nuk jam protagoniste e nje realiti shou por jam deshmitare e bukurive te Alaskes bashke me familjen time sepse ajo eshte jeta ime e vertete. Ne ate toke eshte jeta ime. Pas disa muajsh do te shohim kush do te kete te drejte dhe do te shohim nese republikanet e Amerikes do te zgjedhin ate per tu bere Presidenti i 45 i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Realiti shouDuke nisur nga 14 nentori e per tete jave me radhe Palin do te shfaqet cdo te diel ne kanalin TLC rol per te cilin do te marre dy milione dollare. Ne episodin e pare ajo tregohej teksa gatuante embelsira per femijet dhe kujdesej per arinjte e vegjel ne Alaske qe i konsideronte si nje mrekulli natyrore. Mendohet se plot pese milione amerikane ndoqen episodin e pare te ketij dokumentari te vecante. Edhe bashkeshorti i saj Tod ka pjesen e vet ne kete shou. Te dielen do te tregohet teksa nderton bashke me disa miq nje barriere ne kopsht per te mbrojtur privatesine e gruas nga nje gazetar i bezdisshem. Sarah Palin personazhi qe ka ndare me dysh Ameriken edhe kesaj here ka gjetur menyren per ti bere te tjeret te flasin per te. Sipas nje sondazhi te fundit rreth 52 per qind e amerikaneve e konsiderojne kete nisme te saj si te neveritshem ndersa 40 te tjere e adhurojne per menyren se si kjo grua eshte ngjitur kaq shpejt dhe kaq lart ne karrieren politike. Ata e shohin ate si menyra e vetme per te arritur ate qe nuk kane. 65 per qind elektoratit te saj perbehet nga gra te pashkolluara dhe pa respekt per vetveten te merzitura nga realiteti dhe problemet e perditshme.