Altin Lala Synojme rezultat per te treguar forcen e ekipit
Altin Lala do te rikthehet ne fushe ne nje ndeshje te Kombetares pas tete muajve mungese. Mesfushori i Hanoverit eshte rikuperuar plotesisht pas operacionit ne gju ndersa gjate mbremjes se sotme do te rimarre shiritin e kapitenit te Shqiperise ne miqesoren me Maqedonine. Kjo mund te cilesohet edhe si nje dhurate e parakohshme per 35-vjetorin e lindjes te cilin ai do ta festoje neser me 18 nentor. Jam i lumtur qe ndodhem serish prane Kombetares sime. Kisha tentuar qe te jepja kontributin ne ndeshjen kualifikuese me Bjellorusine por nuk arrita te rikuperohesha ne kohe deklaroi Lala. Kam qendruar per shume kohe jashte fushes se lojes per shkak te nje demtimi. Mund te them se kam kaluar nje periudhe te veshtire por shpresoj qe ti kem lene pas problemet.
Duke folur ne konferencen per shtyp perkrah trajnerit Josip Kuzhe mesfushori kavajas ka vleresuar sfiden me Maqedonine ndersa theksoi se kuqezinjte do te kerkojne rezultat pozitiv ne menyre qe te konfirmojne forcen e ekipit. Ashtu si ne cdo ndeshje natyrisht qe edhe ne kete miqesore synojme qe te marrim rezultat pozitiv ndoshta edhe fitore. Edhe pse behet fjale vetem per nje miqesore dhe jo per nje sfide kualifikuese triumfi do te kishte vlera per moralin e skuadres dhe per te treguar forcen e Kombetares nenvijezoi Lala. E kemi vleresuar maksimalisht ndeshjen me Maqedonine pasi ata kane nje skuader cilesore me futbolliste qe luajne ne klube prestigjioze ne Europe dhe me ecurine qe kane shfaqur ata meritojne respekt. Ndeshja do ti sherbeje trajnerit Kuzhe si nje test i mire ne kuader te Euro 2012 ndersa aty do te provohen edhe lojtaret qe nuk kane gjetur hapesira por edhe per dy nee entry si portieri i Skenderbeut Orges Shehi dhe mesfushori i Kievos ne Serine A Ledian Memushaj. Kapiteni shtoi Per shkak te mungeses se shume titullareve kjo miqesore do te jete nje mundesi e mire per te gjithe lojtaret qe te tregojne vlerat e tyre. Ne anen tjeter edhe trajneri do te kete mundesi qe te krijoje nje ide me te qarte per vazhdimesine ne kualifikueset e Kampionatit Europian dhe per menyren sesi te rinjte mund te integrohen dhe te japin kontributin e tyre ne skuader. Lala ka vleresuar edhe faktin qe kuqezinjte jane akomoduar ne Pogradec e qe ndeshja do te luhet ne Korce. Sipas tij shperndarja e ndeshjeve te Kombetares ne qytetet me te medha te Shqiperise eshte pozitive Jemi ndier te mirepritur ne Pogradec ndersa faktin qe ndeshja luhet ne Korce e shoh si mjaft te goditur pasi ne kete menyre te gjithe tifozet mund ta ndiejne me prane skuadren. Shperndarja e ndeshjeve ne qytetet me te medha te vendit eshte pozitive.