Kthimi i Kodit, Topi: Mbrojta Kushtetuten

Kreu i shtetit u shpreh se duke qene i mireinformuar per ndryshimet Kushtetuese te vitit 2006 dhe duke ditur ndjeshmerine e partive politike dhe te publikut nuk dekretoi Kodin, qe kaloi ne Kuvend me shumice votash pak kohe me pare.
"Sipas ndryshimeve kushtetuese, ku ne grupin negociator kam qene edhe une, vleresohet se zgjedhjet politike behen nga 15 marsi deri ne fund te qershori dhe ato lokale ne vjeshte. Ne Kod ka nje klauzole qe shpreh detyrimin e presidentit ne funksion te kohes per dekretuar daten e zgjedhjeve. Sipas Kodit, presidenti eshte i detyruar qe jo me afer se 9 muaj te dekretoje daten e zgjedhjeve. Nese behen llogari te thjeshta kuptohet se zgjedhjet duhet te zhvillohen ne vjeshte", sqaroi presidenti.
Kreu shqiptar, duke u deklaruar ne mbrojtje te Kushtetutes dhe duke respektuar ligjin themeltar te shtetit ktheu ne parlament Kodin Zgjedhor.
Sqarimi i presidentit u be ne nje konference per shtyp me homologun bullgar, Georgi Parvanov, i cili po zhvillon nje vizite ne Tirane.
Topi-Parvanov: Me rendesi madhore Korridori 8-te
Presidenti Bamir Topi dhe homologu bullgar Georgi Parvanov vleresojne marredheniet mes dy vendeve.
Ne nje konference te perbashket per shtyp, te dy presidentet deklaruan se Korridori i 8-te eshte i nje rendesie te madhe dhe perfundimi i projektit gjigand do te afronte me shume vendet e rajonit.
"Korridori 8-te eshte shume i rendesishem dhe do te sjelle vetem efekte pozitive, qofte ne levizjen e mallrave, infrastrukturen por edhe ne percjelljen e gazit dhe naftes", u shpreh kreu shqiptar, Bamir Topi.
Sipas tij, korridori jo vetem qe afron vendet e rajonit, por edhe Shqiperine me BE-ne, duke qene se Bullgaria eshte vend anetar i Unionit. Me kete rast Topi kerkoi nga Parvanov qe te loboje per realizimin e ketij projekti.
Nga ana e tij Parvanov konfirmoi se per projekti gjigand ka benefite te medha.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code