E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlor, konflikt pr pronsin e toks

Një tokë truall në qytetin e Vlorës po kthehet në një mollë sherri me pasoja të rënda.

Bëhet fjalë për një territor të ish- ndërmarrjeve bujqësore ku ka nisur të ndërtohet por që pronësine mbi të e pretendojnë një grup banoresh të Vlorës. Paraditen e së martës ata janë konfliktuar me punetorët e kompanisë ndërtuese.

Me dokumenta në duar një grup personash që pretendojnë pronësinë mbi tokën sulmuan kampin e ndërtimit duke hyrë me forcë dhe duke shkatërruar murin rrethues.

Për shkak të tensionimit të situatës është kërkuar ndërhyrja e policisë e cila ka larguar banorët e revoltuar nga zona në ndërtim.

Banorët thone se toka është e tyre ndërsa nga ana tjetër ndërtuesit kanë marre leje ndërtimi.

Kjo është hera e dytë që në këtë vend ka përplasje fizike për pronesinë e një trualli ndërtimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›