E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora: Sot bëjmë histori!

Edhe pse duhet pranuar, se ky ambient i Vlorës së viteve ‘80, kur shkelnin skuadra të mëdha si Barcelona, Partizani i Beogradit apo dhe Goteborg nuk është, përsëri i gjithë qyteti jeton me emocionet e kësaj ndeshje të shumëpritur.

“Djemtë duhet të na nderojnë në ndeshjen e ditës së sotme. Ne të gjithë presim vetëm fitore”, thotë një tifoz i moshuar. Por ky veteran i tifozerisë vlonjate nuk harron të sjellë ndërmend edhe një fakt shumë interesant kur shton në fjalët e tij se: “Ka kaluar kohë e gjatë, plot 18 vjet nga ndeshja e fundit ndërkombëtare ajo me Goteborgun, që ka zhvilluar në stadiumin e saj skuadra jonë. Na është mbledhur keq, dëshira dhe etuziasmi për të gëzuar dhe festuar në një ndeshje të tillë. Djemtë na kanë të gjithëve në stadium, por ata duhet të na japin rastin për të shpërthyer sipas mënyrës tonë”.

E pra, vlonjatët kanë vite që kanë akumuluar energjitë dhe entuziazmin e tyre për ditën e sotme, por nuk kërkojnë asgjë më tepër përveç asaj që ndryshe do të thotë, që ekipi të bëjë mirë detyrën e tij.

Start/sportekspres

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›