Cana: E ardhmja zbardhet brenda javës; Evertoni më pranë
Ndërsa ishte konsideruar një marrëveshje e mbyllur ajo mes Lorik Canës dhe Hamburgut, papritmas gjithçka është pezulluar 24 orët e fundit.
Shkak duket se është bërë oferta e re e drejtuesve të skuadrës së Evertonit, për një shifër prej 6 milionë sterlinash, që sipas “Daily Mail, e shtyn lojtarin e kombëtares shqiptare drejt Premier Ligës.
Ofertat ndaj kapitenit të Marsejës në këtë sezon merkatoje nuk kanë munguar edhe nga emrat e mëdhenj të futbollit anglez, si Arsenali apo Liverpuli, apo klubet gjermane të Hamburgut e Volfsburgut.
“Unë kam pasur kontakte me Liverpulin dhe lojtari që luan rolin tim është Havier Maskerano dhe ai nuk lëviz. Edhe kontakte me Arsenalin ka patur, por nuk ka pasur një marrëveshje”, është shprehur Cana për gazetën “Daily Mail”.
Sipas vetë futbollistit shqiptar, fundjava e ardhshme do të zbardhë dhe emrin e skuadrës së tij të re.