Tirana fillon sonte aventurën në Ligën e Kampioneve
Kampionët e Shqipërisë do të presin sonte në stadiumin “Qemal Stafa, ora 20:00, norvegjezët e Stabaek. Kryeqytetasit nuk do të kenë në dispozicion disa nga futbollistët me të cilët fituan kampionatin e kaluar, të tillë si: Toni Pezo, Ansi Agolli, Migen Memelli, etj. Arsyet e mungesave të tyre janë të ndryshme.
"Do ta shihni në fushë se çfarë Tirane do të jetë. Është ndeshja ime e parë dhe nuk dua të zhgënjejmë", ka thënë pas stërvitjes së fundit tekniku Ilija Lonçareviç.
Ndërkohë, norvegjezët e Stabaek mbërritën pasditën e djeshme në Shqipëri, dhe në orën 20:00 zhvilluan stërvitjen e fundit në “Qemal stafa”. Stabaek është një ekip pa eksperiencë në arenën ndërkombëtare, dhe kjo është hera e parë që garon në Ligën e Kampioneve.
Sfida e sotme do të gjykohet nga një treshe austriake, me kryesor Robert Shorgenhofer.