Spaleti pesimist: Roma ime nuk është për titull
Spaleti është i vetëdijshëm se Roma do ta ketë shumë të vështirë për të sfiduar të përforcuarit e Interit dhe Juventusit. “Interi dhe Juventusi janë dy ekipe të shkëlqyera, dhe mendoj se ne duhet të punojmë shumë për të gjetur hapësirën tonë”, deklaron tekniku i kryeqytetasve.
“Nuk më pëlqen aspak që lojtarët e mi të sillen vërdallë duke deklaruar se do të fitojnë Skudeton. Dua të them se ata do të luftojnë për fitore vetëm në 80 % të ndeshjeve”, thekson Spaleti.
Ndërkohë, ai nuk lë pa paralajmëruar edhe futbollistin Huan, i cili është shprehur i bindur për titullin. “Në vend të deklaratave të tilla, Huan duhet t’u bëjë të qartë tifozëve se ai do të luajë për fitore në 80 % të ndeshjeve”, përfundon Luçiano Spaleti.