E Martë, 3 Nëntor 2026

Vlora e Vjetër, ndërthurja e kulturës me historinë dhe arkitekturën, tërheq turistët

Vlora nuk ofron vetëm detin, por edhe mjaft atraksione të tjera për turistët që e vizitojnë qytetin. Historia dhe kultura e qytetit bregdetar e ndërthurur me arkitekturën italiane të objekteve të vjetra, janë një tjetër copëz e mozaikut të gjerë që ky qytet u ofron turistëve. 

Histori, traditë, kulturë, kulinari, arkitekturë,  të gjitha këto ndodhen në qendrën Historike të Vlorës së Vjetër. Një destinacion i padiskutueshëm i turistëve të cilët duan të shijojnë qytetin.

Projekti i rehabilitimit të Vlorës së Vjetër vijon duke zgjeruar hartën e lagjeve të vjetra të qytetit bregdetar. Ku tashmë ka vetëm objektet ekzistuese, por po shtohen edhe objekte të reja,  siç janë muzeu Hebraik, Markata, Sahati, etj.

Në turin e turistëve një pjesë e mirë e kohës së tyre mund të shpenzohet mes vizitave në këto objekte me rëndësi historike, e pse jo për të konsumuar një kafe apo ushqim tradicional në rrugicat e kësaj zone.

Gazetare RTSH, Vlorë: Afrovita Hysaj         

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›