Vlora feston pavarësinë e Kosovës

Instituti i Studimeve Politike Ismail Qemali në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë nën kujdesin e deputetit Bujar Leskaj dhe kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika me rastin e 1 vjetorit te Republikës se Kosovës, organizuan takimin kremtor: Kosova Shtet i Pavarur. Fjalën e hapjes e mbajti deputeti Bujar Leskaj, i cili midis të tjerave theksoi se dita e madhe e Pavarësisë së Kosovës është skalitur tashmë së bashku me 28 Nëntorin 1912, si dy ditët dhe datat historike më të shënuara në historinë e kombit shqiptar dhe të dy shteteve të pavarura, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Kjo ditë përpos të tjerash është një moment kremtimi dhe vlerësimi përgjatë një viti ekzistence të shtetit më të ri të Europës, Republikës së Kosovës, e cila tashmë ka konfirmuar politikisht dhe diplomatikisht atë çka udhëheqësit e popullit shqiptarë në Kosovë, të zgjedhur në mënyrë demokratike miratuan në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008, Kosovën Republikë Demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë sipas ligjit (pika 2 e Deklaratës) e mbi të gjitha stabilitetin, koherencën dhe integritetin për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran (pika 1 e Deklaratës). Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti. Përgjatë gjithë kësaj periudhe të gjitha proceset dhe zhvilli r i shtetit duke garantuar njëherazi sovranitetin territorial dhe barazinë para ligjit të të gjithë qytetarëve. Viti i parë i Pavarësisë së Kosovës e gjen atë të njohur nga 54 shtete, duke filluar nga SHBA, vendet kryesore të Be-së (shtatë anëtarë të G-8 dhe 80% e BE-së), Turqia, Japonia etj si dhe vendet fqinje Shqipëri, Maqedoni, Mal I Zi. Referatin kryesor e mbajti studiuesi Prof Uran Butka me temë:Kosova 100 vjet pushtim-10 vjet liri,1 vite pavarësiPjesa e trojeve etnike,që u gllabërua nga Serbia dhe Mali i Zi u vunë në gjendje shtetrrethimi dhe spastrimi të vazhdueshëm etnik. Politika e gjenocidit,shpërngulet e mëdha të popullsisë në Turqi,Shqipëri,përpjekjet për ndërrimin e fesë,shpronësimi masiv, shkatërrimi ekonomik,shkaktuan pakënaqësia të vazhdueshme që u shndërruan në kryengritje kundër pushtimit dhe për ribashkimin me shtetin shqiptar gjatë viteve 1913-14 në drejtimin e Hasan Prishtinës,I.Boletinit,B.Currit. Edhe gjatë luftës së 1 botërore Kosova dhe viset tjera shqiptare e vazhduan rezistencën kundër pushtuesve sllavë nën udhëheqjen e Komitetit mbrojta kombëtare e Kosovës të drejtuara nga atdhetarët e shquar Hoxhë Kadria,Bedri Pejani, Azem Gjalila e Shota,Kalosh Zajazi,Elez Isufi. Gjatë viteve 20-39 figura të shquara të Kosovës erdhën në Shqipëri për të ndihmuar në konsolidimin e shtetit me frymë patriotike si Rexhep Mitrovica, Hasan Prishtina, ndërsa Kosova u zhyt në natën e gjatë të pushtimit serb,në vitet e luftës së dytë botërore pjesa më e madhe e Kosovës dhe viseve shqiptare nën Jugosllavi u bashkuan me Shqipërinë, e cila u kthye sërish në shesh lufte. E para herë në historinë e kombit që në mënyrë institucionale dhe kombëtare u shtrua zgjidhja e çështjes së Kosovës ishte Kuvendi i Mukjes.
**************************************************************
Rama: Shteti i ri i Kosovës është një nga mrekullitë e shekullit 21
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama me rastin e 1-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka uruar nga zemra të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Ai e ka cilësuar pavarësinë e Kosovës si mrekullinë e shek.21. Një vit më parë ëndrra e vjetër dhe deri jo shumë vite të shkuara e pamundur e Kosovës shtet u bë realitet,- u shpreh Rama. Ai tha se prej një viti Kosova po ndërton rrugën e saj drejt Europës si një shtet që aspiron vendin e vet në tryezën e Bashkimit Europian. Në përvjetorin e parë të shtetit të Kosovës unë u uroj shqiptarëve e shqiptareve matanë kufirit tonë verilindor, sa më shumë sukses në rrugën e re drejt Europës. Bëhet një vit që në Kosovë po punohet për ndërtimin e institucioneve demokratike mbi bazën e një Kushtetute të garantuar nga një vullnet i qartë demokratizues i të zgjedhurve të popullit shqiptar të Kosovës. Në përvjetorin e parë të pavarësisë unë u uroj të gjithë të zgjedhurve të popullit të Kosovës, në qeveri apo opozitë, sa më shumë energji transformuese në të mirë të njerëzve e sa më shumë mirëkuptim mesveti,-vijoi Rama. Ai tha se bashkë me shijen e pashlyeshme të pavarësisë së realizuar Kosova po përjeton sfidat e mëdha të ndërtimit të infrastrukturës fizike e sociale të shtetit të sapolindur, nën qeverisjen e një koalicioni të madh që po drejtohet me sukses të dukshëm nga kryeministri Hashim Thaci e mbështetet me urtësi të spikatur nga Presidenti Fatmir Sejdiu. **************************************************
PSD, uron Kosovën për 1 vjetorin e Pavarësisë
Partia Socialdemokrate i ka uruar popullit të Kosovës përvjetorin e parë të pavarsise, pavarsi të cilin e fitoi me një këmbëngulje të paepur, për të cilën u desh shumë gjak e sakrifica dhe së fundmi Kosova u bë shembull në botë për ecjen e saj drejt ndërtimit të një shteti me parime demokratike. Ne socialdemokratët përshëndesim popullin e Kosovës, institucionet demokratike të shtetit të Kosovës, presidentin, parlamentin, qeverinë për pjekurinë dhe vendosmërinë me të cilën ata kanë administruar shtetin e ri të Kosovës në harkun e një viti,- u shpreh n/kryetari I PSD, Ëngjëll Bejtja. Ai vijoi se Kosova sot është një realitet i prekshëm jo vetëm për ata që e kanë dëshiruar atë, por edhe për ata që e kanë kundërshtuar atë. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se për të arritur deri këtu, Kosovës dhe popullit të saj, klasës së saj politike iu desh një rrugë e gjatë, plot sakrifica. Populli i Kosovës, klasa e saj politike janë të ndërgjegjshëm se integrimi evropian mund dhe duhet të arrihet nëpërmjet rritjes së standarteve demokratike, ndërtimit dhe forcimit të institucioneve të pavarura, respektimit të të drejtave të minoriteteve, të ndërtimit të një politike të fqinjësisë së mirë, si dhe hedhjes së bazave për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm,- u shpreh Bejtja.
*********************************************************************
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e një vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Në këtë mesazh, Kryetarja e Kuvendit, shpreh në emër të Parlamentit të Shqipërisë, urimet më të përzemërta popullit të Kosovës dhe homologut Krasniqi, për këtë ditë të shënuar për Kosovën. Ndër të tjera në letër thuhet;" 17 Shkurti 2008 është tashmë pjesë e memories së shqiptarëve dhe e botës mbarë, jo vetëm si dita e lindjes së Kosovës martire, por faqebardhë në përpjekjet e saj titanike për liri dhe të drejta njerëzore, për përkatësinë dhe ëndrrën e saj evropiane, por edhe si dita që shënon ditëlindjen e dytë të shenjtë për kombin tonë. Prandaj edhe ne të gjithë bashkohemi me ju për të kujtuar, festuar dhe gëzuar sëbashku ditëlindjen e shumëdëshiruar dhe te shumëpritur të Kosovës".
******************************************
Berisha, mesazh urimi Thaçit për Pavarësinë
Me rastin e 1 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Berisha i dërgoi sot një mesazh urimi Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Shteti i ri i pavarur i Kosovës, në vitin e tij të parë, ka bërë hapa të mëdha dhe të admirueshme në forcimin e shtetit ligjor, barazisë së qytetarëve para ligjit, respektimit të lirive dhe të drejtave të minoriteteve, zhvillimin e ekonomisë së tregut në Kosovë si dhe në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar. Kosova e lirë dhe e pavarur është njohur dhe ka fituar respektin e merituar pothuaj nga të gjithë vendet e botës së lirë, vende të tjera mike në të gjithë kontinentet po shqyrtojnë dhe konsiderojnë njohjen e saj, shkruan Berisha në këtë mesazh urimi. Sipas tij, që nga 17 shkurti 2008 marrëdhëniet vëllazërore midis Shqipërisë dhe Kosovës janë futur në një fazë krejtësisht të veçantë, në dobi të dy vendeve tona dhe kombit tonë, të forcimit t