E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, ishte dënuar për vrasje, kapet i arratisuri gjatë '97

Që nga viti 1997 ka jetuar duke iu fshehur drejtësisë. Por ditën e djeshme, pasi është arrestuar, i është rikthyer sërish jetës prej të burgosuri. Burime nga policia e Elbasanit, kanë bërë të ditur se shtetasi Ilir Kosturi, 39 vjeç, nga Peqini ka përfunduar në pranga. Sipas të njëjtave burime, ky shtetas ishte arratisur nga vendi i vuajtjes së dënimit në burgun e Burrelit, në vitin 1997 dhe prej asaj kohe ishte shpallur në kërkim nga policia. Ndërkaq, mësohet se 39- vjeçari ka qenë i dënuar me 18 vite burg për veprën penale të vrasjes. Pasi është kapur, është marrë në dorëzim nga drejtoria e Policisë së Elbasanit, e cila e ka dërguar më pas në burgun e Peqinit.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›