Rama: PD po mban peng integrimin e vendit
23/02/2012 Reforma zgjedhore, kreu i PS-së akuzon kundërshtarin politik për zvarritje të procesit
“Ligji elektoral asnjë mënyrë nuk mund dhe nuk duhet të komprometohet”
Reforma zgjedhore kthehet sërish në objekt debati mes dy forcave politike kryesore në vend. Kështu, gjatë ditës së djeshme nuk kanë munguar kritikat e lidershipit socialist në adresë të mazhorancës qeverisëse. Në fokus të kësaj kundërvënie ishte pikërisht mungesa e vullnetit të kampit të djathtë për realizimin në kohë të reformës zgjedhore, duke cenuar njëkohësisht dhe procesin integrues të vendit.
Deklarata
Kryetari i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist shprehu shqetësimin e tij lidhur me dështimin e procesit për realizimin e reformës zgjedhore në raport me afatin. “Sot, sipas afatit të përcaktuar, ne duhej të ishim drejt finalizimit të reformës zgjedhore në pak ditë të mbetura të muajit shkurt. Fatkeqësisht, jemi shumë larg këtij objektivi, dhe kjo për shkak të një zvarritje që po bëhet gjithmonë e më shqetësuese nga ana e palës tjetër. Propozimet që përfaqësuesit tanë në Komisionin e Reformës kanë paraqitur, janë të lidhura me standardet e zgjedhjeve, janë të lidhura me zbërthimin e rekomandimeve të raportit të OSBE-ODIHR-it, janë të lidhura me domosdoshmërinë për të mos lejuar të përsëriten ato që kanë ndodhur në dy palë zgjedhje të shkuara”, - vuri në dukje Rama. Madje, sipas tij, jo vetëm që reforma po zvarritet, por ka pak vullnet të shprehur nga pala tjetër për të trajtuar ashtu siç duhet thelbin e problematikës së kësaj reforme dhe për t’i dhënë drejtimin e duhur procesit, në mënyrë që t’i lihet gjithë koha e duhur për implementimin e reformës në raport me gjithë procesin e administrimit zgjedhor.
Qëndrimi
Në fjalën e tij Rama përgëzoi punë e bërë nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve lidhur me ligjet që kërkojnë me 3/5-at dhe së fundi lidhur me ndryshimet në Kodin Penal. “Deputetët janë angazhuar në një proces ku jo vetëm kemi dhënë të gjithë kontributin tonë politik, por dhe një kontribut shumë të vyer akademik. Dëshiroj ta nënvizoj se në këtë aspekt ne do të mbetemi plotësisht të vullnetshëm për të miratuar një orë e më parë të gjitha ato ndryshime që më parë do të marrin konsensusin në komisionin e ligjeve dhe nga ana tjetër të shprehim shqetësimin që reforma zgjedhore në asnjë mënyrë nuk mund dhe nuk duhet të komprometohet”, - vlerësoi Rama.
Reform zgjedhore
“Reforma zgjedhore është një prioritet kyç i Bashkimin Europian, që lidhet drejtpërdrejtë me fatin e statusit të vendit kandidatit, por është edhe një prioritet kyç i opozitës dhe Partisë Socialiste, që lidhet drejtpërdrejtë me fatin e standardeve të zgjedhjeve të ardhshme.”
Reforma parlamentare
“Reforma parlamentare ka mbetur në pikat kyçe të saj, gjë që na bën krejtësisht të vetëdijshëm për faktin se, nëse këto dy reforma nuk kalojnë ashtu siç duhet dhe në kohën e duhur, procesi i integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në Europë është tërësisht i komprometuar.”
PS grup pune për planin strategjik të komunikimit
Hartues: Ruçi, Blushi, Bushati e Tahiri
Partia Socialiste ka ngritur grupin e saj të punës për hartimin e një plani strategjik të komunikimit. Bëhet e ditur se ky grup pune përfaqësohet nga kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi dhe deputetët Ben Blushi, Ditmir Bushati e Sajmir Tahiri. Vetë Rama bëri me dije se “mbi këtë plan strategjik të komunikimit të Partisë Socialiste do të veprojnë të gjitha nivelet tona të përfaqësimit, duke filluar sigurisht nga niveli më i lartë, që është niveli i përfaqësimit parlamentar”. Njëkohësisht kryetari i PS-së kërkoi nga deputetët një angazhim dhe përpjekje maksimale për të dhënë gjithsecili kontributin në procesin e hapur të anëtarësimeve të reja në parti. Ndërkohë uke filluar nga data 3 mars PS-ja do të rinisë zgjedhjet e saj në strukturat drejtuese e fillimisht me zgjedhjen e kreut të ri të PS-së së Tiranës. Ndërkohë deri më 15 mars duhet të jetë përfunduar i gjithë procesi zgjedhor për të 117 njësitë që nuk janë zhvilluar zgjedhjet. Por pjesë e këtyre zgjedhjeve është dhe riorganizimi i plotë i strukturave të rinisë dhe të gruas.