E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora përkujton Ismail Qemalin, në 90 vjetorin e vdekjes

23 janari është datimi i dy ngjarjeve, 165 vjetori i lindjes dhe njëkohësisht 90 vjetori i vdekjes së patriotit të shquar, një nga figurat më të rëndësishme historike Ismail Qemalit. Lule dhe një minut heshtje në varrin e figurës së shquar në historinë Shqiptare. 

VLORE- Është përkujtuar këtë të premtë 165 vjetori i lindjes dhe njëkohësisht 90 vjetori i vdekjes së patriotit të shquar, një nga figurat më të rëndësishme historike Ismail Qemalit. Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit ceremonitë kanë qenë më të organizuara, por dy forcat e mëdha politike PD dhe PS e kanë përkujtuar këtë datë të ndara.
Fillimisht ka qenë kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, i cili sëbashku ne stafin e Bashkisë si dhe me mbështetësit e Partisë Socialiste kanë kryer homazhe, duke vendosur kurora me lule pranë varrit të Ismail Qemalit. Në aktivitetin e organizuar prej bashkisë ka munguar kryetari i Qarkut, prefekti apo drejtues të tjerë institucionesh të cilët një orë më pas kanë kryer një tjetër ceremoni, ku kanë marrë pjesë drejtues të institucioneve të udhëhequra nga e djathta. Kumtesa e mbajtur nga drejtori i muzeut historik Skënder Spahiu ka sjellë edhe njëherë në vëmendje veprimtaritë patriotike të figurës së shquar të historisë.
Aktivitete gjatë ditës u zhvendosën në Muzeun e Pavarësisë vendi ku Ismail Qemali sëbashku me të tjerë patriotë themeluan Aktin e Pavarësisë së Shqipërisë, dy ngjarje që datojnë në muajin janar në përkujtim të emrit dhe figurës së ndritur themeluesit të shtetit të parë shqiptarë janë konsideruar si mjaft të rëndësishme. Interes ka patur konferenca shkencore Ismail Qemali dhe identiteti i shqiptarëve edhe nga të huaj që ndodhen në qytetin e Vlorës. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›