E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Peqin, 1 i vdekur 2 të plagosur

Si pasojë e përplasjes së një makine tip benz me targa të Peqinit 2493 A me një autobus udhëtaresh me targa te Lushnjës 7105 D ka gjetur vdekjen drejtuesi i benzit,Taulant Jonuzi, dhe janë plagosur dy persona të tjerë të cilët janë dërguar në spital në rrezik pë rjetën. 

PEQIN- Një person ka gjetur vdekjen pasditen e sotme gjatë një aksidenti automobilistik në aksin Peqin-Rrogozhinë.
Si pasojë e përplasjes së një makine tip benz me targa të Peqinit 2493 A me një autobus udhëtaresh me targa te Lushnjës 7105 D ka gjetur vdekjen drejtuesi i benzit dhe janë plagosur dy persona të tjerë. Sipas burimeve të policisë ka qenë shpejtesia tej normave të lejuara e automjetit tip benz që ka shkaktuar aksidentin, duke i marrë jetën dhe drejtuesit Taulant Jonuzi. Dy personat e tjerë të plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Lushnjes dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›