Karamuça: Burgjet shqiptare, të amortizuara

Ervin Karamuça, përfaqësues i zyrës së Avokatit të Popullit u shpreh se situata në burgjet shqiptare ka standardë të dyfishtë, ka burgje shumë të mira dhe shumë të këqija, nuk ka burgje në standarte mesatare. Sipas tij projekti i burgjeve është i mirëpritur prje kohësh. "Kushtet e burgjeve janë të mbipopulluara dhe të amortizuara", shtoi ai. Karammuça theksoi se janë ndërtuar burgje të reja në Korçë dhe Fushë Krujë. "Në shkurt të 2009-ës do bëhet një raport për punën e Avokatit të Popullit në lidhje me burgjet në Shqipëri", vazhdoi ai. Lidhur me rastin e një të dënuari që nuk u kthye pas lejes, Karamuça deklaroi se i dënuari Çakrri kishte përfunduar dënimin, ai kontaktoi me zyrën e Avokatit të Popullit, por në fakt i duhej edhe pak kohë që të merrte lirinë e tij.