E Shtunë, 31 Tetor 2026

TVSH: Akuzat e Ramës ndaj nesh të pabaza

Pas akuzave të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama ndaj Televizionin Shqiptar se nëpërmjet këtij televizioni po u bëhet “lavazh truri” qytetarëve. Ka reaguar ky institucion duke i quajtur akuzat e Ramës si të pavërteta dhe të pabaza. 

TIRANE- Radiotelevizioni Shqiptar kundërshton deklaratën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Duke i cilësuar të pabaza akuzat e kryesocialistit, ky institucion mediatik sqaron përmes një emaili shpërndarë mediave se në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk ka censuruar kryetarin e PS-së apo aktivitet të kësaj force politike. Duke iu referuar monitorimeve të edicioneve informative përgjatë muajit dhjetor Radio Televizioni Shqiptar sqaron se Partia Demokratike ka zënë 67.88 minuta ose 13.69 për qind, ndërsa Partia Socialiste ka zënë 67.38 minuta ose 13.59 për qind, me ndryshim të kohës në total 50 sekonda.
Kryesocialisti Rama akuzoi sot se pushteti po përdor Televizionin Shqiptar për interesa, duke shkelur kështu të drejtën e shqiptarëve për t’u informuar. Rama ka akuzuar se nëpërmjet këtij televizioni po u bëhet “lavazh truri” qytetarëve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›