Asambleja PS, Rama: Deputetët e rinj, shpresa e vendit
Asambleja do shqyrtoje programin e kritereve për kandidatët që aspirojnë të bëhen deputetë. Rama shpjegoi se programi i përcaktimit të kritereve për kandidatët s'ka për qëllim vetëm fitoren e këtyre të fundit
TIRANE-Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare në prag të nisjes së fushatës Zgjedhore. Në nisje të saj u mbajt një minutë heshtje në nderim të Fatmir Xhindit, deputeti socialist i vrarë me armë zjarri nga persona ende të panjohur.
Më pas asambleja nisi me rendin e ditës, ku me rëndësi është shqyrtimi i programit të kritereve për kandidatët që aspirojnë të bëhen deputetë të Partisë Socialiste më 28 Qershor.
Në fillim të fjalës së tij, Rama shpjegoi se programi i ri i përcaktimit të kritereve për kandidatët nuk për qëllim vetëm fitoren e këtyre të fundit, por transformimin e vendit. Kryesocialisti ndër të tjera shtoi se programi do të jetë shpresa për cdo shqiptar që e ka ndjerë veten të lodhur e të zhgënjyer në këto 18 vjet qeverisje.
(d.b/BalkanWeb)