E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë- Abuzuan me detyrën, 7 zyrtarë në pranga, 21 nën hetim

Vlorë- Si pasojë e një operacioni anti- korrupsion në Vlorë, janë arrestuar 7 zyrtarë, ndërsa 21 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pasi nëpërmjet rryshfetit ata kanë dhënë dëshmi aftësie për drejtimin e automjetit.

Mësohet se policia në bashkëpunim me Task- Forcën ka bërë të mundur finalizimin e këtij aksioni, pasi të arrestuarit janë punonjës të institucineve kryesore të këtij qyteti dhe mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Policia e Vlorës bëri të ditur se të arrestuarit janë, Kleansi Peci, përgjegjës i tatim/taksave në Vlorë, Lirian Selmanaj kryetar i Kryqit të Kuq Shqiptar, Gjergji Dhiamanti sekretar i Kryqit të Kuq, Limoz Alia administrator dhe instruktor i një autoshkolle në Vlorë, Altin Demiri instruktor i një tjetër autoshkolle në këtë qytet.

Gjithashtu janë arrestuar edhe Xhevair Basha ish -kryetar i komisionit për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtimin e automjeteve në Vlorë, aktualisht me të njëjtën detyrë në Gjirokastër dhe Luan Troka, ish- anëtar i komisionit, aktualisht me të njëjtën detyrë në Fier.

Ndërsa nën hetim janë 19 mjekë të cilët kanë lëshuar dëshmi aftësie ku u japin të drejtën personave të pajisen me patentë.

Arrestimi i këtyre shtetasve si dhe fillimi i procedimit penal në ngarkim të 19 mjekëve është kryer pasi nga hetimet e kryera Ka rezultuar që në bashkëpunim me njëri-tjetrin në më shumë se 22 raste të dokumentuara, kundrejt shumave të caktuara monetare falsifikonin dokumentet zyrtare për persona të cilët nuk ishin të pranishëm por emigrantë jashtë shtetit duke i pajisur ata me leje drejtimi. Procedurat për pajisje me leje drejtimi kryheshin nga vetë komisionerët, dhe punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Vlorë,- njofton policia.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Shpërdoruan detyrën, operacioni sportisti vë tre persona në pranga Tiranë- Policia e krimit ekonomikofinanciar ka arrestuar sot tre ish-punonjës...
  2. Kosovë, qindra zyrtarë nën hetim për korrupsion Kosovë – Porkuroria e Prishtinës ka bërë të ditur se...
  3. Qindra zyrtarë kosovarë nën hetim për korrupsion Qindra  zyrtarë në Kosovë janë nën hetim  për dyshime në...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›