E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore Sekuestrohen 60 kg droge ne port arrestohet 1 person

60 kg lende narkotike te llojit kanabis sativa u sekuestruan diten e djeshme ne portin e qytetit bregdetar te Vlores. Burime zyrtare te policise se Vlores bene me dije se lenda narkotike ishte fshehur ne nje automjet tip kamion qe ndodhej i mbarkuar ne nje nga tragetet e linjes detare Vlore - Brindisi nderkohe qe destinacioni i saj ishte Italia. Pas kontrollit te ushtruar policia arrestoi drejtuesin dhe njekohesisht pronarin e kamionit ku ishte fshehur droga Altin Deromema si dhe shoqeruan bashkeshorten e tij ne komisariat. Lenda narkotike e llojit kanabis sativa ishte paketuar dhe vendosur ne pjesen e siperme te nje kamioni tip Iveco me targa AA 312 AD qe u kontrollua ne momentin kur do te kalonte traun e doganes. Drejtuesi i kamionit Altin Deromema qe shoqerohej nga bashkeshortja e tij ishte perpjekur tu shmangej efektiveve te policise. I arrestuari po merret ne pyetje nderkohe qe nuk behen te ditura detaje te tjera rreth aksionit te policise e cila kishte siguruar informacione paraprake ne rruge operative. Operacioni i djeshem pason ate te pak javeve me pare kur policia e portit bllokoi nje sasi te konsiderueshme lende narkotike te llojit kanabis sativa e cila do te trafikohej per ne Itali me autobusin e nje shoqerie transporti udhetaresh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›