Librazhd Aksidentohen dy persona pas perplasjes se autovetures me autobusin
Dy persona u plagosen mesditen e djeshme si pasoje e nje aksidenti te ndodhur ne aksin rrugor Librazhd - Qafe-Thane. Per shkak te humbjes se kontrollit nga drejtuesit nje autoveture u perplas me nje autobus. Sipas policise O. R. 35 vjec qe drejtonte mjetin tip Mercedes-Benz me targe EL 7994 B humbi kontrollin e mjetit duke u perplasur me nje autobus me targa AA 842 AF me drejtues P. G. 60 vjec lindur e banues ne Korce. Sipas burimeve si pasoje e perplasjes se dy mjeteve u aksidentua vete drejtuesi i mjetit O. R. dhe M. K. 28 vjec banues ne fshatin Bradashesh te Elbasanit qe ishte pasagjer ne mjetin tip Mercedes-Benz. Dy te demtuarit ndodhen ne Spitalin Kirurgjik te Elbasanit nen kujdesin e mjekeve ndersa policia ka nisur procedimin penal per drejtuesin e mjetit tip Mercedes-Benz shtetasin O. R. pasi akuzohet per vepren penale Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor.