E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, 1 i vrarë dhe një i plagosur në Karaburun

Një person është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Karaburun të Vlorës.

Sipas informacioneve të para, vrasja ka ndodhur pas një konflikti në një stan bagëtish, dhe autori dyshohet se është bari.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është shtetasi Sedat Vangjeli ndërsa i plagosur ka mbetur baxhanaku i tij Bexhet Bodaj.

Mësohet se, autori i ngjarjes i cili është identifikuar tashmë nga policia është dyshohet se është me probleme mendore.

Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes si dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›