E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pellumb Xhufi Boboshtica po shitet per territor grek

Intervista Shteti ka shitur dinjitetin e Shqiperise

Ngritja e memorialit ne Boboshtice sipas historianit Pellumb Xhufi eshte bere per te pasur nje shenje te territorializmit grek. Sipas Xhufit ngritja e ketij memoriali i ngjan rastit te Kosines dhe per interesa te qarqeve nacionaliste greke kerkohet te vendosen shenja e simbolika per te quajtur territore te caktuara ne vend si territore greke. Ai ka fajesuar per dhunimin e varrezave jo vetem Omonian dhe kishen ortodokse qe ka lejuar ngritjen e memorialit mbi varrezat e banoreve por edhe vete shtetin shqiptar. Historiani ka thene se qeveria e ka lene vendin te shitet duke pranuar ngritjen e varrezave greke ne toke shqiptare. Me tone te ashpra dhe kritike historiani eshte shprehur se qeveria nuk duhet te qendroje indiferente por duhet te kerkoje pergjegjesine penale per dhunimin e varreve dhe per lejimin e demtimit te eshtrave ne Boboshtice.

Zoti Xhufi si e konsideroni faktin se mbi varrezat e fshatit Boboshtice eshte ngritur nje memorial per te perkujtuar renien e ushtareve greke

Eumlshte nje fakt qe per fat te keq po perseritet. Nuk eshte rasti i pare qe behet publik sic ka qene ai i Kosines ku u dhunuan varret e fshatareve per memorialin e ngritur dhe per varrezat e ushtareve greke ne Gryken e Kelcyres. Ky eshte rasti i dyte dhe ajo qe eshte me skandaloze eshte se po ndodh pas te parit dhe po perseritet ne nje menyre makabre. E kam pare nga afer qe ai monument eshte i vendosur mbi varret e vjetra te sterlashta bashke me platformen e betonit te vendosur mbi varret shekullore. Me erdhi keq te shikoj edhe eshtra te te vdekurve. Ketu kemi te bejme me nje akt perdhosjeje te varrezave. Dhunimi i varrezave eshte denuar qe ne kohen e Romes dhe te Athines se lashte si nje nga krimet me te renda. Jo vetem ne kohet e lashta por edhe ne kohet e qyteterimit te krishtere eterit e kishes e kane konsideruar se dhunimi i varreve dhe perzierja e eshtrave eshte e njellojte me vrasjen. Ketu kemi te bejme me nje krim qofte ne kuptimin laik ashtu dhe ne ate fetar.

Cili eshte qendrimi juaj pas kontaktit me kete vend dhe banoreve te zones

Perzierja ne kete histori te trishtueshme edhe te njerezve te kishes eshte vertet per te ardhur keq pasi me sa kam degjuar edhe sekretari i Sinodit te Shenjte ate Trebicka ka qene nje nga iniciatoret e kesaj ndermarrjeje dhe me vjen keq se kemi perseritjen e nje historie te hidhur pasi edhe ne rastin e Kosines tre vjet me pare ishte nje prift qe organizoi zhvarrosjen e eshtrave te fshatareve dhe groposjen e tyre ne varrezat per ushtaret greke.

Ne baze te te dhenave historike ka pasur greke ne kete territor te vendit

Fshati Boboshtice ka qene nje nga vatrat e shqiptarizmit dhe banoret e saj te cilet jane qytetare dhe kane nxjerre Viktor Eftimiun e madh e njerez te shquar kane qene iniciatoret e Rilindjes Kombetare dhe te shkolles kultures e arsimit kombetar shqiptar dhe askush nuk ka thene ndonjehere se jemi greke ne Boboshtice pavaresisht se jane ortodokse ne kete fshat ashtu sic ka edhe fshatra te tjere me shumice ortodokse. Greke ketu nuk ka pasur. Ketu problemet lidhen me luften italo-greke te vitit 1940 qe perkon me propaganden greke zyrtare te asaj kohe por edhe sot e kesaj dite ne tekstet shkollore greke nuk thuhet se kjo lufte ka qene dhe aq shume nje lufte kunder Italise fashiste por ka qene nje lufte e bashkimit te te ashtuquajturit Vorioepir me memedheun grek. Kjo lufte dhe ata ushtare greke te cilet kane rene trimerisht kunder pushtuesit jane perdorur nga politika greke si ithtare te Vorioepirit. Ky eshte edhe qellimi qe sot ngrihet nje seri objektesh dhe varresh monumentale te cilat lartesohen jo pa qellim ne ate vije te caktuar qe eshte quajtur si vija virtuale e Vorioepirit nga Korca deri ne Himare nepermjet Grykes se Kelcyres ku eshte ngritur edhe aty nje kompleks i madh per ushtrine greke. Ato ngrihen qe te thuhet se ky ketu eshte vend grek dhe vihen simbolika sic eshte bere edhe ne Kishen e Shen Merise ne Boboshtice.

Cilet jane fajtoret per kete situate te krijuar

Kam nje keqardhje te madhe per autoritetet greke qe u jane nenshtruar mjediseve me konservatore dhe me antishqiptare e nacionaliste por kam edhe nje keqardhje per te gjitha autoritetet shqiptare lokale vendore dhe qendrore si dhe per Kishen Autoqefale Shqiptare per prifterinjte qe jane ngaterruar ne kete histori me ne krye mbrojtesin e tyre te madh ne Tirane qe eshte kreu i Kishes Autoqefale Shqiptare. Qeveria shqiptare eshte ajo qe qendron pas gjithe ketyre historive te kobshme. Eumlshte kjo qeveri qe e ka lene vendin pa ushtri pa kufij po shemben kufijte e Shqiperise. E ka lene vendin pa ligj pa polici dhe pa mbrojtje pasi ne Boboshtice ketu ku jam edhe une sot eshte e veshtire pasi duket sikur jeton nen mbreterine e frikes. Ketu fshataret kane frike te thone te verteten kane druajtje per keto probleme edhe pse e denojne kete akt qe eshte bere me varrezat e tyre. Ata kane frike pasi nuk jane te mbrojtur nga shteti i tyre. Ky shtet i cili arrin te jape leje ne menyre implicite apo eksplicite me ndermarrjen e vendimeve per ngritjen e varrezave apo monumenteve greke ne toke shqiptare me nje simbolike nacionaliste dhe shoviniste ne fakt eshte i shitur. Eumlshte nje shtet dhe nje qeveri qe ka shitur dinjitetin dhe identitetin e Shqiperise per ta shitur lire ne tregun e jashtem dhe per kete duhet te kerkohet pergjegjesi penale edhe ne raport me autoritetet lokale apo kishen qe kane lejuar apo ne rastin me te keq bere pazare me veprime te tilla kaq te dhimbshme qe kane te bejne me dinjitetin dhe integritetin territorial te Republikes se Shqiperise.

Intervistoi Juliana Dhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›