Vrasja e taksistit identifikohet autori
Identifikohet nje nga te dyshuarit per vrasjen e taksistit Urim Begu dhe te rojes se karburantit Petraq Mihali. Informacioni eshte konfirmuar nga burime te besueshme prane Drejtorise se Policise se Tiranes e cila ka nisur nje operacion per kapjen e tij. Sipas te dhenave hetimore autori i vrasjes emri i te cilit nuk eshte publikuar mbreme per shkak te hetimeve banon ne Kavaje dhe sektori i operacioneve speciale po punon per kapjen e tij. Burime te besueshme prane policise se kryeqytetit deklaruan dje se kane identifikuar nje person i cili mendohet se eshte autori i vrasjes se taksistit ngjarje e ndodhur me 14 tetor. Sipas te dhenave hetimore gjate dy javeve policia ka shoqeruar nje sere personash per vrasjen e Begut i cili u mor me taksi dhe me pas u gjet i vdekur duke ngritur nje sere pistash hetimore. Keshtu dyshimet kane shkuar mbi disa persona per te cilet Drejtoria e Policise se Tiranes ka nisur hetimet me metoda speciale duke i vezhguar dhe pergjuar. Por diten e djeshme policia eshte bindur se nje nder keta persona te hetuar eshte i dyshuari per vrasjen e dyfishte. Ne keto kushte operacionet speciale kane ndermarre nje aksion per kapjen e tij. Burimet policore nuk dhane shume detaje ne lidhje me kete operacion por sipas te dhenave do te realizohej ne oret e vona te nates. Nga burimet mesohet se ai eshte banor i Kavajes dhe pritej te shoqerohej megjithese nuk jane dhene detaje te metejshme. Sic eshte cilesuar edhe me pare provat e gjetura nga policia kane bashkuar perfundimisht vrasjen e taksistit Urim Begu me vrasjen e rojes se karburantit Petraq Mihali. Kjo eshte vertetuar pas kryerjes se ekspertizes se gezhojave te gjetura ne fshatin Gradisht te Fierit nderkohe qe policia mohoi faktin se taksia mund te jete hedhur ne lume. Policia tha se dyshohet se dy persona kane marre nje taksist me qellim per ta grabitur dhe me pas e kane vrare. Rruges ata mendohet se kane mbetur pa karburant keshtu qe kane qelluar edhe ndaj rojes i cili ka furnizuar mjetin e tyre. Nga menyra e ekzekutimit grupi hetimor shpjegon se autoret e kane kryer krimin ne gjakftohtesi fakt i cili te le te mendoje se e kishin paramenduar vrasjen e taksistit. Ndersa per vrasjen e rojes se karburantit mendohet se nuk ka qene e planifikuar. Megjithate kjo pritet te zbardhet pas arrestimit te personit te dyshuar dhe pas gjetjes se fakteve te tjera nga ana e grupit hetimor.