Vlore CEZ pezullon pasaportat

Mungesa e energjisë elektrike gjatë gjithë orarit zyrtar ka pezulluar procesin e aplikimit për pajisjen me karta dhe pasaporta biometrike për qytetarët e Vlorës prej tre ditësh. Rritja e numrit të aplikantëve pas ardhjes së emigrantëve për festat e fundvitit ka bërë që rradha të fillojë që në orët e para të mëngjesit. Përvec pritjes për shkak të fluksit, aplikantët presin edhe fillimin e furnizimit me energji elektrike për të filluar procesin e aplikimit.
E njëta situatë problematike paraqitet në zyrën e shpërndarjes së pasaportave Biometrike në Drejtorin e Policisë së Qarkut të Vlorës. Mungesa e energjisë në të gjithë qarkun ka vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e punës së bizneseve në këtë zonë pasi kostot e tyre janë të papërballueshme për shkak të përdorimit të gjeneratorit për furnizimin me energji.
Festim Llanaj