Mandati i Beqjes ne Kushtetuese debati per vlefshmerine

Ka qenë gjithcka një cështje datash, seanca gjyqësore pothuajse 3 orëshe në kushtetuese për Ilir Beqen. Kuvendi pretendon se deputeti socialist ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, duke përfituar 24 milion nga bashkia Durrës, ndërsa kishte mandat që prej 1 gushtit 2009.
"Zoti Ilir Beqja është deputet i Kuvendit të RSH që prej datës 1 gusht 2009. Pjesëmarrja në procedurat e prokurimit dhe përfitimi i fondeve publike nga bashkia Durrës i përkasin datave të mëvonshme. Pra, këto fonde janë përfituar nga zoti Beqja gjatë kohës që ky i fundit ka qenë deputet, duke rënë kështu në gjendje papajtueshmërie", tha Jonida Dervishi, përfaqësuese e Kuvendit.
Ndërsa, për avokatin mbrojtës të Beqes, klienti i tij, ka fituar mandatin në 25 shkurt 2010 kur selia roze theu bojkotin për tu betuar në Kuvend. Kjo sipas tij, cliron Beqen nga akuza e shkeljes së detyrës.
"Kemi marr betimin si momentin e vlefshëm, si momentin e vetëm procedurial i cili e konsideron deputetin me mandat për të ushtruar detyrën e tij. Deputeti para kësaj date nuk ka mandat, dhe vetë Kushtetuta thotë pa bërë betimin s'ke mandat", tha Genc Çifligu, avokati Ilir Beqes.
Do të jetë gjykata kushtetuese në një vendim të mëvonshëm e cila do të përcaktojë dhe fatin e deputetit socialist i cili e ka quajtur këtë një sulm politik. Janë 2 kërkesa të ligjvënësve që presin përgjigje nga kjo gjykatë, e cila më në fund do të përcaktojë datën e saktë se kur deputetet quhen zyrtarisht të tillë.
Elona Gjylmi