E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonus per 9350 punonjes shendetesore

Rreth 9350 punonjes te qendrave shendetesore do te perfitojne bonus nga treguesit e larte te cilesise, qe kane shfaqur, gjate sherbimeve qe ju kane ofruar pacienteve. Jane rreth 416 qendra shendetsore ne te gjithe vendin, te cilat ne kete fund viti, kane plotesuar te gjitha kriteret e vendosura nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor.

"Kemi një rritje të të gjithë indikatorëve të bonusit, qoftë vizitat për herë të parë te mjeku i familjes, qoftë vizitat e gruas shtatzanë në periudhën e parë tre mujore të shtatzanisë, qoftë indikatorë të tjerë të përshkrimit të recetave me rimbursim. Fondi që do të shpërndahet tani për të gjithë qendrat shëndetësore është rreth 260 mln lekë, përfitojnë në tërësi rreth 9350 punonjës. Pjesa më e madhe e tyre janë infermier, 6600 dhe dy mijë janë mjekë të familjes dhe specialistë", tha Elvana Hana, drejtoreshe e sigurimeve te kujdesit shendetesor.

Rezulton se kete fond e perfitojne punonjesit e qendrave ne Berat, Diber, Fier, Gjirokaster, Kukes, Vlore, Tirane. Ne kete fund viti ISKSH raporton se ne 200 qendra shendetesore, numri i vizitave eshte realizuar ne masen 80%. Numri i vizitave nga mjeket e pergjithshem, dhe ata te familjes ne te gjithe vendin, ka arritur ne masen 84%, ndersa treguesi i cilesise ne masen 56%.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›