E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, LSI aktivitet madhështor në pallatin e sportit

VLORË- Lëvizja Socialiste për Integrim po zhvillon një aktivitet elektoral në pallatin e sportit Vlorë, me qindra mbështetës dhe aktivistë të kësaj partie.

Në këtë aktivitet morën fjalës drejtues të kësaj partie në Vlorë dhe kryeqytet. Kreu i LSI për Vlorën, Shkëlqim Selami gjatë fjalës së tij premtoi se brenda mandatit të parë LSI do sjellë investime të fuqishme në Vlorë.

“Marr zotim se ky pallat sporti nuk mjaftoka për LSI, radhën tjetër do e organizojmë në sheshin e flamurit,. Të më falin kush është në këmbë. Në këto katër vjet kemi treguar se dimë të punojmë dha mbajmë premtimet. Kjo është rruga e LSI dhe ky është kontributi që do japim për qytetin tonë me 23 qershor. Jemi ajo forcë që nuk kemi lidhje me deputetet që kanë kaluar në qarkun e Vlorës, ne jemi për ndryshimin e madh. Të gjithë ata deputet deri më sot mandatin e tyre e përdorën për interesa personale do u vijë turp që pas 23 qershor të vijnë në Vlorë. Ne marrim përsipër të jemi zëri juaj në parlamentin shqiptar, të lobojmë që të sjellim investime, pasi ky popull do punë zhvillim dhe integrim, këtë do e bëjmë që mandatin e parë”, tha Selami. 

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›