E Diel, 1 Nëntor 2026

"Medicus", dënime me burg për mjekët që kryen transplantet

PRISHTINE- Gjykata Themelore e Prishtinës, e udhëhequr nga Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka shpallur sot vendimet për trafikun e organeve kryer ne vitin 2008 ne kliniken Medicus ne Prishtine.

Gjykata ka shpallur fajtor urologun kosovar Lutfi Dervishi, me tetë vjet burgim e 10 000 euro gjobe, të birin Arban Dervishin, me shtatë vjet e tre muaj burgim e 2,500 euro gjobe, kurse Sokol Hajdinin me 3 vjet burgim.

Islam Bytyqi dhe Sylejman Dulla janë dënuar me kusht, me nga një vit burgim. Ilir Rrecaj, ish zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë ne Kosove, është liruar nga të gjitha akuzat.

I akuzuari i shtatë, Driton Jilta, ishte raportuar se ka pranuar kohë më parë fajësinë për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore, por janë hedhur poshtë akuzat kundër tij, kanë thënë zyrtarë të EULEX-it.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›