E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore Shkon per te vjedhur kabujt e korrentit dhe transformatorin vdes nga rryma elektrike

Nje person ka humbur jeten pas tentatives per te vjedhur kabujt e korrentit dhe transformatorin. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme ne fshatin Gjorme te rrethit te Vlores. Disa banore te ketij fshati te cilet po kalonin ne afersi te transformatorit te kesaj zone i cili ndodhet ne rrugen qe te con ne fshatin Velce tek vendi i quajtur Qafa e Varitaves kane pare ne afersi te transformatorit nje njeri te shtrire dhe pa jete. Menjehere banoret e fshatit Gjorme kane njoftuar policine e Vlores e cila ka shkuar ne vendngjarje dhe ka keqyrur zonen si dhe viktimen. Nga kontrolli i ushtruar ne trupin e viktimes nuk ka rezultuar asnje lloj shenje dhune plumbi ose thike pasi u mendua fillimisht se viktima eshte vrare.Por kur kane pare se ne te dy duart e viktimes dallohej qarte se ato ishin te djegura si pasoje e kontaktit me rrymen elektrike. Po ashtu ne afersi te kabines elektrike eshte gjetur dhe nje pince tip daresh nga ato qe sherbejne per prerje telash dhe hekurash.

Policia e Vlores ka kontrolluar viktimen ku ne trupin e tij ne nje nga xhepat e xhupit eshte gjetur dhe pasaporta e tij personale nepermjet se ciles me pas eshte identifikuar personi.

Sipas policise viktima eshte 45-vjecari Gazmir Lelaj nga fshati Lezhan i Vlores banues ne Vlore. 45-vjecari ka tentuar te prese kabullin e korrentit ne kabinen e fshatit Gjorme per ta marre me vone me qellim per ta shitur per skrap.Por kjo vjedhje atij i ka kushtuar jeten pasi ne momentin e prerjes se kabullit te energjise elektrike pakujdesia ka bere qe viktima te kape kabullin e energjise me te dyja duart dhe me pas ta perplase disa metra larg kabines se energjise elektrike pa jete. Policia e Vlores po punon per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes si dhe per gjetjen e bashkepunetoreve te viktimes qe sipas policise mendohet qe viktima ne kete vjedhje te mos kete qene vetem.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›