E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Baronesha Ashton vizitë zyrtare në Prishtinë

14-03-2013 / Gazeta 55

Sqaron procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Arritjet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të sqarohen nga vetë kryediplomatja evropiane Catherine Ashton gjatë vizitës në Kosovë. Me ftesë të kreut të Qeverisë, Hashim Thaçi, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së Catherine Ashton do të qëndrojë për një vizitë zyratre në Prishtinë. Zyrtarë të qeverisë, e shohin vizitën si mundësi e informimit të drejtpërdrejt për bisedat që delegacioni kosovar po zhvillon në Bruksel. Ndërkohë, zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kociancic konfirmoi për Radio Kosovën se Ashton arrin sonte vonë në Prishtinë, për të zhvilluar takimet mëngjesin e së enjtes përfaqësuesit institucionalë dhe liderët e partive politike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›