PD Nuk ka me negociata me PS. Alibeaj Fletet u dogjen kriza u kapercye
Pas flakëve të votave që nisën në 7 janar, të nxehta për politikën do të jenë dhe zgjedhjet e 8 majit. Deputeti demokrat Enkeled Alibeaj thotë për Alsat se pas asgjësimit të objektit kryesor të konfliktualitetit politik, fletëve të votimit të 2009-s, tashmë negocat PD do t’i kete vetëm me popullin.Sipas tij ky duhet të jetë objektivi për dhe opozitën nëse kërkon të shkëputett nga imazhi i konfliktuesit.
“Mund të themi me plot gojën që jemi në fushatë zgjedhore. Jemi në një marrëdhënie tashmë jo pozitë-opozitë. Tashmë jemi futur në një marrëdhënie të re midis klasës politike dhe zgjedhësve shqiptarë. Tashmë sfida jonë nuk është më me opozitën. Sfida jonë është me zgjedhësit shqiptarë. Në mënyrë që opozita të mos konsiderohet si një lëvizje anarkike, si një lëvizje jocivile, thjesht dhe vetëm do detyrohet të na ndjekë pas edhe në këtë lloj marrëdhënie të re me qytetarët shqiptarë” tha Alibeaj.
Deputeti demokrat e sheh si një ogur të mirë zbatimin, ndonëse me vonesë të kodit zgjedhor.
“Një procedurë ligjore e cila i dha fund një procedure politike anormale. Është një ogur i mirë për gjithë shqiptarët. Është ogur i mirë për të gjithë institucionet shqiptare të cilat duke iu referuar ligjit mund jo vetëm të konsolidojnë forcën e tyre, jo vetëm të konsolidojnë pozicionin e tyre, por të japin dhe leksione të mira në këtë rast edhe politikës. Ky vit i ri do të duhet të futet në atë që quhet normalitetin e vet politik” tha Alibeaj.
Megjithatë, për maxhorancën opozita mund ende të ngrejë komisionin hetimor që kërkoi për një vit e gjysmë, vetëm këtë herë me pjesën e mbetur nga 28 qershori.
Elona Gjylmi