E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 100 të shoqëruar në polici për verifikim

Policia e Fierit gjatë mbrëmjes së shtunë duke aguar e djela ka kryer një aksion masiv në një pjesë të madhe të lokaleve të qytetit të Fierit dhe Patosit. Gjatë aksionit ka patur mjaft persona të shoqëruar në mjediset e komisariatit. Aksioni i papritur policor ka nisur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së shtunë në qendër të qytetit të Fierit.
 

Mësohet se forcat e ndërhyrjes së shpejtë me maska në kokë dhe të pajisur me armë automatike kanë ushtruar kontroll të befasishëm në shumë lokale. Jo vetëm baret, por edhe mjaft pika interneti si dhe bastesh kanë qënë objekt i aksionit policor.

Pa asnjë lajmërim paraprak efektivat e policisë kanë përzgjedhur personat që shoqërinin për në mjediset e komisariatit kryesisht mosha të reja. Sipas të dhënave burime policore pasi policia ende nuk ka nxjerrë ndonjë komunikatë zyrtare lidhur me këto kontrolle.

Gjithsesi konfirmohet se asnjë ngjarje nuk është regjistruar dhe aksioni i policisë ka qënë me objektiva për persona në kërkim , të dyshuar për vjedhje, armëmbajtje pa leje e të tjera. Aksioni policisë ka qënë i zgjeruar pasi policë të shumtë ishin vendosur në shumë rrugë kryesore sidomos në hyrje dhe dalejey e qytetit të Fierit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›