E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet 23-vjeçari me drogë, po e çonte në Itali

Në pranga përfundoi shtetasi Ledjo Ndoni, 23-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Libofsh të rrethit Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në çantën e tij të dorës mbi sediljen e autobusit të linjës Vlorë-Firenze, brenda një kutie kartoni është gjetur një pako e mbështjellë me natriban të tejdukshëm e cila kishte brenda një sasi pluhuri si ajo e kafesë.

Poshtë saj kishte një sasi prej 1.5 kg lëndë e ngjashme me kanabis sativa, e cila do të trafikohej drejt Italisë. Sasia e lëndës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Fillimisht shtetasi i mësipërm ka mundur të largohet nga Porti i Vlorës në momentin e kontrollit dhe në sajë të masave të marra në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier rreth orës 19:00 është bere i mundur arrestimi e tij në fshatin Libofsh të rrethit Fier. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”./Start/

                                                                                             2011-10-04 08:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›