Vlorë, arrestohet 28-vjeçari, akuzohet për trafik droge
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Burime nga policia e qytetit bregdetar theksojnë se është arrestuar shtetasi Ervis Malaj, i dënuar më parë për këtë vepër penale.
Arrestimi i tij u bë në autostradën Levan-Vlorë, pas një operacioni të mirorganizuar policor ndërkohë që 28-vjeçari hetohej prej 1 viti.
Sipas policisë,gjatë ndjekjes, 28-vjeçari tentoi disa herë t’i shpëtonte arrestimit por falë një pune të mirëorganizuar nga strukturat e policisë u bë i mundur arrestimi i tij.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.