E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrjet në Prilep, AK: Provokim kombëtar

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot për atë që e ka cilësuar skandal të Prilepit, kur teksa luhej miqësorja Shqipëri-Maqedoni, kore raciste janë lëshuar me fyerje raciste ndaj shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat, AK i cilëson këto thirrje një provokim kombëtar, duke kërkuar që turma të tilla histerike e antishqiptare duhet të ndëshkohen.

Sipas AK, thirrjet janë shoviniste dhe raciste, ndërkohë që nacionalizmi maqedonas është primitiv dhe i dhunshëm.  Kërkojmë që qeveria maqedonase të distancohet. Shqiptarët janë kombi më i qytetëruar në rajon dhe ne nuk lejojmë të poshtërohen simbolet tona kombëtarethotë AK.

Dje gjatë ndeshjes, grupi i tifozëve maqedonas Majmuni ka lëshuar thirrje sharëse ndaj shqiptarëve. Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë; Dhoma gazi për shqiptarët, Lufta për clirim e shumë të tjera fyese për shqiptarët dhe që kanë shqetësuar edhe lojtarët e kombëtares, të cilët u shprehen të habitur për sa ndodhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›