Vlore arrestohet mafiozi italian

Prokuroria e Pergjithshme shqiptare njofton se fale bashkepunimit me Policine e Shtetit Sherbimit Informativ Shteteror si dhe ne koordinim me Prokurorine e Antimafias ne Lece eshte bere i mundur arrestimi i shtetasit italian i cili qendronte ne qytetin e Vlores. Ndaj ketij shtetasi Gjykata e Leces ka leshuar nje urdher arresti ne date. 20 shtator 2010 per veprat Bashkepunim kriminal te tipit mafioz Trafik droge Grabitje ne rrethana renduese.
Arrestimi i Prudentinos i kryer sot ne qytetin e Vlores eshte ne kuadrin e nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Kalipso per venien para drejtesise te pjesetareve te nje organizate me karakter mafioz Sacra Corona Unitta qe operon ne zonen e Brindisit.
Gjykata e Leces ka leshuar urdherin per arrest ndaj 11 personave dhe arrestimi i 9 prej tyre eshte bere ne menyre te njekohshem ne tre shtete.Ne Itali jane arrestuar 7 persona ne Shqiperi shtetasi italian Prudentino ndersa nje shtesas tjeter eshte arrestuar ne Tailande.
Dy persona te tjere jane ende ne kerkim. Nga hetimet rezulton se Albino Prudentino i arrestuar sot ne Vlore eshte nje nga kreret kryesore te kesaj organizate mafioze.
Hetimet per kete organizate kane nisur qe ne vitin 2008 nga Prokuroria e Antimafies ne Lece ne bashkepunim dhe me skuadren ROS te karabinierise e cila eshte e specializuar ne ceshtjet e trafikut. Mafiozi Italian jetonte prej kohesh ne qytetin e vlores dhe maskohej si shites akulloresh. Ai kishte marre me qera nje dyqan per akullore.