Vlorë, arrestohet një i shumëkërkuar, i dënuar me 30 vjet burg në Itali
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person të shumëkërkuar nga autoritet italiane të policisë. I arrestuari, Erion Cenaliaj, 25 vjeç, mësohet se ishte shpallur në kërkim nga Interpoli i Italisë për vrasjen e një shtetasi rumun dhe rezulton të jetë i dënuar me 30 vite burg në shtetin Italian. Mbi të ndaluarin gjithashtu rëndojnë akuza për grabitje dhe shfrytëzim prostitucioni. Ndërkaq pritet një konferencë nga uniformat blu të qytetit bregdetar për të dhënë detaje më të hollësishme lidhur me operacionin.