E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, defekt në bateri, digjet makina në ecje

Një defekt në bateri ka provokuar shkëndijë dhe zjarr në një makinë në kryeqytet. Incidenti është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku makina tip "Benz" me targa TR 5155 P, e cila drejtohej nga Arben Subashi ka marrë flakë teksa udhëtonte në këtë aks rrugor. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të zjarrëfikëseve, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Edhe uniformat blu gjenden prezente dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Nga raportimet e para mësohet se përvecse dëmeve materiale, nuk janë shënuar dëme në njerëz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›