E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi i ri zgjedhor, ja ndryshimet e radhës

Pasditen e shkuar janë miratuar ndryshimet e reja, ku sipas vendimit, tashmë partitë do të regjistrohen 60 ditë përpara nga 45 ditë që ishte deri më tani.

Gjithashtu, për publikimin e listave shtohen edhe 10 ditë më shumë, nga 40 ditë përpara zgjedhjeve që ishte deri më tani. Kjo do të ndihmojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të përgatis bazën materiale.

Ekspertët e Partisë Socialiste kanë propozuar në komision, që të gjithë ata që duan të garojnë për deputet, duhet të japin më parë dorëheqjen nga pozicioni i nëpunësit të lartë civil. Kjo është kundërshtuar nga të djathtët në komision. Gjithashtu Komisioni i reformës zgjedhore do të përfshijë në Kodin e ri detyrimin që një në çdo 3 emra në listë të jetë femër.

Gjithashtu, ndryshime janë bërë edhe për partitë apo kandidatët  që duan të përfshihen në zgjedhje, ku në bazë të vendimit, nuk do të duhen më që firmat t’i noterizojnë, por vetëm rritjen e numrit të tyre. /Start/

                                                                                             2012-02-03 09:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›