PrishtinëAlbin Kurti delsot në gjykatë
PRISHTINE- Gjykimi ndaj udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti do të rifillojë sot në orën 10.00 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Vendimi u mor nga një gjykatës ndërkombëtar pas arrestimit të Kurtit në fundjavën e kaluar.
Misioni i BE-së për sundimin e ligjit ka vlerësuar se rifillimi i gjykimit ndaj udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosja është në dobi të vetë zotit Kurti dhe se me arrestimin e tij janë përmbushur të gjitha kriteret ligjore.
Seanca e radhës ishte paraparë të zhvillohej më 21 qershor, por kryesuesi i panelit të gjykatësve në rastin Kurti, ka vendosur të dielën pasdite që ta zhvillojë seancën gjyqësore ditën e hënë, duke vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet e parapara me ligj.
Albin Kurti u arrestua të shtunën pasdite pas një ndërhyrjeje të dhunshme të njësive të policisë së Kosovës në selinë e Lëvizjes Vetëvendosja, pak kohë pasi paralajmëroi pjesëmarrjen e lëvizjes në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2011.
Aktivistët e Vetëvendosjes kanë paralajmëruar protestë e cila do të zhvillohet më 21 qershor, por thonë se gjithcka do të varet nga dita e gjykimit dhe se veprimet e Lëvizjes do të jenë të bashkërenduara.
Arrestimi i zotit Kurti u bë në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga një gjykatës i Misionit të Bashkimit Evropian për Policinë e Drejtësinë dhe pasoi dështimin disa herë me radhë të policisë për zbatimin e urdhërit për ta arrestuar atë.
Kurti ka refuzuar të paraqitet në procesin gjyqësor kundër tij, që ka të bëjë me ngjarjet e 10 shkurtit të vitit 2007 kur dy persona humbën jetën gjatë ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë një protestë të kësaj lëvizjeje.
Ai akuzohet si pjesëmarrës në një turmë që ka kryer vepra penale dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare, si dhe për thirrje për rezistencë.
Një numër organizatash joqeveritare kanë mbledhur mbi 170 mijë nënshkrime me kërkesën për të pezulluar procesin ndaj zotit Kurti.
(s.g/bbc/balkanWeb)