Klos/Mungojnë 192 nxënës,frikë nga epidemia

155 nxënës të shkollës 9-vjeçare "Tahir Hoxha" në Klos nuk janë paraqitur sot në mësim. Shkak është bërë dyshimi për përhapjen e një epidemie në këtë shkollë ku mësojnë 650 nxënës. Nuk dihet ende lloji i kësaj epidemie.
Prindërit të frikësuar nga situata nuk kanë lejuar që fëmijët të shkojnë në mësim.
Edhe në shkollën e mesme "Shaban Çollaku" janë shënuar 37 mungesa.
Drejtori thotë thotë se nëse situata do të vazhdojë në këtë rrjedhë atëherë do pezullohet mësimi.